AktualitetTë fundit

“Gjendet i vetëvarur 67-vjeçari në Fier”; Familjarët: Vuante nga probleme të shëndetit mendor

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Daullas të Fierit.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një 67-vjeçar është vetëvarur.

Mësohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe sipas policisë ishte i shpallur në kërkim prej disa ditësh, pasi ishte nga larguar nga banesa.

“Sot rreth orës 20:00, në fshatin Daullas është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi K. G., 67 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.07.2021 për largim nga banesa dhe sipas familjarëve vuante nga probleme të shëndetit mendor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.

 

Fraksion.com