AktualitetPolitikëTë fundit

“Edhe 56,160 vaksina Pfizer”; Rama: 1,755,570 vaksina të mbërritura në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama njofton se dhe 56.160 vaksina Pfizer kanë mbërritur në Shqipëri,  duke e çuar në 1,755,570 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

Lajmin e bëri të ditur mbrëmjen e sotme, Kryeministri Edi Rama, i cili ftoi qytetarët të vaksinohen.

“Një ftesë për çdo qytetar për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv: Vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Mbroni shëndetin dhe jetën”, tha Rama.

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1,248,205 vaksinime në gjithë vendin.

Ndërkohë, vetëm ditën e sotme janë kryer 10 169 vaksinime.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Edhe 56,160 vaksina Pfizer i shtohen sasisë së vaksinave AntiCovid duke e çuar në 1,755,570 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

Një ftesë për çdo qytetar për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv: Vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit.

Mbroni shëndetin dhe jetën

***1,248,205 vaksinime të kryera deri tani

#VaksinatShpëtojnëJetë

#ShqipëriaBuzëqesh

#SkaKohëPërPushim

 

Fraksion.com