AktualitetOp-EdTë fundit

DW: Në Shqipëri zjarret pushtojnë malet, por katastrofat shmangen

Ashtu si në të gjithë Europën jugore edhe në Shqipëri është java e dytë që luftohet me flakët. Një numër i konsiderueshëm forcash të armatosura, zjarrfikësit e banorët janë angazhuar për shuarjen e tyre.

Vatrat e zjarrit të izoluara apo të tjera aktive kryesisht në malësitë e Shqipërisë Jugore e Veriore vazhdojnë të angazhojnë qindra efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës dhe komunitetet lokale për shuarjen e tyre dhe shmangien e mbërritjes së tyre në zonat e banuara. Zjarret në Shqipëri kanë hyrë në javen e tyre të dytë, të shkaktuara nga temperaturat afrikane por dhe nga zjarrvënës të qëllimshëm, 6 prej të cilëve janë arrestuar nga policia.

Në deklaratën e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes, të publikuar afër mesnatës, (05.08) bëhet me dije se në Gadishullin e Karaburunit vatra e rrezikshme e zjarrit është izoluar.

Albanien | Waldbrände

Një numër i konsiderueshëm forcash të armatosura dhe mjetesh u angazhuan në vatrën e re të zjarrit në malësitë pranë lumit të Vlorës dhe arritën të frenojnë përhapjen e flakëve, nga erërat e shpejta, duke shmangur një katastrofë të mundshme, nëse zjarri do të arrinte në zonat e banuara dhe Parkun Kombëtar të Llogarasë. ”Parandalohet katastrofa në zonën e Lumit të Vlorës. Ndërhyrja masive e trupave të ushtrisë nga toka dhe helikopterët nga ajri neutralizuan rrezikun e jetës dhe banesave atje” bëri me dije në orët  e vona të mbrëmjes, të enjten, (05.08) Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Albanien | Waldbrände

Vatra të reja zjarri në malet e Kukësit

Lufta kundër zjarreve të premten është përqëndruar ot, (06.08) në vatrën e re të zjarrit, në malësitë e Kukësit, (Shqipëria Veri-Lindore). Ministria e Mbrojtjes bën me dije që zjarri ka përfshirë Malin e Runës (1875 metra i lartë) dhe ka arritur majën e tij. Trupat e ushtrisë dhe zjarrfikësit synojnë ta mbajnë zjarrin nën kontroll dhe pengojnë mbërritjen e tij në zonat e banuara.

Kurse vatra e zjarrit në Malin e Shëngjinit, në Lezhë është neutralizuar plotesisht.

Albanien | Waldbrände

Në Shkodër, Pukë , Mallakatër, Korꞔë, Delvinë dhe Gjirokastër vatrat e zjarrit janë ende aktive por me një fuqi përhapjeje më të ulët dhe nën kontroll. Zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha ende të pallogaritura. Deri tani viktima e tyre e vetme, është 64 vjeçari Andrea Haxhiaj,  që u gjet pa jetë, i asfiksuar në vreshtin pranë banesës së tij, në fshatin “Asim Zeneli”, në krahinën e Lunxherisë, në Gjirokastër.

Pritet që të premten (06.08) të mbërrijnë nga BE helikopterët që Hollanda dhe Çekia do të sjellin për shuarjen e zjarreve në Shqipëri, në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE.

 

Fraksion.com