AktualitetPolitikëTë fundit

“Sulmet e Berishës”; Ambasada amerikane: Luftojmë me të gjitha instrumentet korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha sot paradite.

“Midis urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”, ka thënë ambasada në reagimin e saj.

Mesditën e sotme, ish-kryeministri Berisha publikoi padinë e ngritur ndaj Blinken, ndërsa iu drejtua Sekretarit Amerikan, por edhe ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila kërkoi mosfutjen e tij në Parlament, që të nxjerrin faktet, provat dhe dokumentet që kanë ndaj tij për konsumim të veprës penale të korrupsionit.

Fraksion.com