Sllovenia dërgon 16 kamionë zjarrfikës dhe 46 zjarrfikës në Maqedoninë e Veriut
Pas bisedës telefonike të djeshme mes ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe homologut të saj slloven Matej Tonin, premtimi për ndihmë në përballimin e zjarreve në Maqedoninë e Veriut realizohet.
Sllovenia dërgon 16 kamionë zjarrfikës dhe 46 zjarrfikës për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin.
„ Shpresoj se do t’i shuani zjarret sa më shpejt të jetë e mundur,” i shkruan ministri Tonin ministres Shekerinska, duke e informuar atë për reagimin e shpejtë të vendit aleat.
Ndihma nga Sllovenia në njerëz dhe automjetet pritet të arrijë më së voni nesër.
Dje, ministrja falënderoi për ndihmën nga vendet fqinje dhe aleatët e NATO -s dhe tha se Maqedonia e Veriut mund të mbështetet tek miqtë e saj në telashe.
„Unë jam vërtet e kënaqur që kolegu im Tonin reagoi shumë shpejt pozitivisht, dhe pas njoftimeve fillestare të ndihmës që erdhën nga Serbia dhe Bullgaria, ne kemi të njëjtën përgjigje nga Sllovenia. “Kjo tregon solidaritet të madh nga ana e aleatëve tanë dhe fqinjëve tanë,” tha ministrja Shekerinska.
Fraksion.com