AktualitetTë fundit

lakët masive të zjarrit rrezikuan ish-depon e naftës në Vlorë, Leli: Zjarrëvënie e qëllimshme

Një zjarr masiv është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Vatra ishte shumë pranë ish-depove të naftës në Nartë, ndërkohë që me ndërhyrjen e shërbimit të zjarrfikëses dhe të punonjësve të Bashkisë së Vlorës, u bë e mundur lokalizimi dhe shuarja e flakëve.

Situata ishte shumë serioze, pasi flakët po tentonin t’i afroheshin ish-depos.

Fatmirësisht flakët u arritën që të shuheshin. Ndërkohë, në një prononcim për mediat, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, i cili monitoroi nga afër këtë proces, pohoi se ka dyshime që ishte një zjarrëvënie e qëllimshme. Kujtojmë se qarku i Vlorës është më i godituri nga zjarri këtë vit, pasi janë regjistruar shumë vatra, ku disa prej tyre janë ende aktive, si ajo në Karaburun që rrezikon edhe Llogaranë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com