AktualitetBota+Të fundit

Kompania amerikane ofron nga 1.000 dollarë punëtorëve që të vaksinohen kundër COVID-19

Në përpjekje për të bindur punonjësit të vaksinohen kundër COVID-19 “Vanguard”, një ndër kompanitë më të fuqishme të investimeve në botë, do t’ua ofrojë nga 1.000 dollarë punonjësve nëse vaksinohen.

Stafi duhet të sjellë certifikatën e vaksinimit deri në tetor dhe nga kjo ofertë do të përfitojnë edhe punëtorët që janë vaksinuar më herët.

Kohëve të fundit, kompanitë amerikane po marrin qasje të ndryshme me njëra-tjetrën rreth vaksinimit të stafit, për shembull “Google” dhe “Microsoft” e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin për tërë stafin.

Kompania “Vanguar”, e cila ka rreth 16.500 punëtorë në Shtetet e Bashkuara, tha se vaksinat janë mënyra më e mirë për ta ndalur përhapjen e Covid-19 dhe se e inkurajon fuqishëm stafin për t’u vaksinuar.

Javët e fundit SHBA, po përballen me rritje të numrit të infektimeve, kryesisht për shkak të përhapjes së variantit më ngjitës, Delta.

Qeveria qendrore po përballet edhe me kundërshtimin e disa guvernatorëve rreth masave më të rrepta. Edhe presidenti amerikan më pardë ka premtuar 100 $ shpërblim për të gjithë të vaksinuarit.

 

Fraksion.com