Ke frikë se mos të tradhëton Basha?! Berisha: Kryetari i PD i është përgjigjur kërkesës së znj.Kim, e falenderoj dhe përgëzoj
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha shprehet i sigurt se Basha i ka kthyer përgjigjet të qartë kërkesës së ambasadores së SHBA, Yuri Kim.
Madje Berisha në konferencë e ka falenderuar publikisht Bashën dhe e ka përgëzuar për përgjigjen.
Sipas tij, Basha i ka kërkur znj.Kim fakte , dokumenta e prova për akuzat e SHBA mbi Sali Berishën për shpalljen ”non-grata”.
PYETJA: A i druhet Berisha një tradhëtie në PD?
BERISHA: Kryetari i PD i është përgjigjur kërkesës së znj.Kim, paraqisni fakte, dokumenta, prova. Kjo është një përgjigje që i ka dhënë znj.Kim. E falenderoj dhe e përgëzoj. Kjo është e vetmja kërkesë që unë kam.
Nuk kam kërkesë për ndryshim vendimi, por për shpifjen që është bazuar vendimi.
Fraksion.com