AktualitetTë fundit

“Aksidentoi të birin”; Erdhi nga Suedia për pushime shpëtoi këmbësoren, por humbi djalin…

Detaje të reja dalin nga aksidenti i rëndë që ndodhi në fshatin Bujqës në Elbasan, ku si pasojë e daljes së mjetit nga rruga, humbi jetën një 3-vjeccar.

Drejtuesja e mjetit, 38-vjeçarja Olsjana Maloku, e cila drejtonte mjetin tip “Ford”, kishte shkuar me djalin e saj në farmaci, kur një grua thuhet se i ka prerë rrugën makinës.

Kjo ka bërë që shoferja, në tentative për të evituar përplasjen, ka devijuar drejtimin e lëvizjes së automjetit dhe për pasoje është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe me pas ka dalë nga rruga duke perfunduar ne nje are.

Për pasojë fëmija i saj ka marrë plagë të rënda. Megjithëse është dërguar me urgjencë në spital nuk ka mundur të mbijetojë.

38-vjeçarja kishte ardhur para pak ditësh për pushime në Shqipëri nga Suedia ku jeton me familjen, ndërsa është nënë edhe e dy vajzave binjak, 6-muajshe.

Ndërkohë bashkëshorti i saj do mbërrinte këtë fundjavë në Shqipëri për t’ju bashkuar familjes për pushimet verore. Aktualisht 38-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë mbi aksidentin:

Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

Fraksion.com