Zjarret: Situata në Karaburun paraqitet më e qetë; Vatra të tjera zjarri aktive
Në ditën e nëntë të zjarreve në Karaburun, sot situata paraqitet më e qetë në pjesën që dje kishte situatë të rëndë. Si në shtëpitë afër fshatit Dukat i Ri ashtu dhe në Pashaliman aktualisht vatra zjarri janë sërisht mbi bazën e Pashalimanit si dhe në malin e Dukatit.
Zjarrfikësit kanë qenë gjatë gjithë natës në bazën e Pashalimanit ku në orët e vona ka pas një situatë të vështirë pasi flakët e zjarrit janë afruar 30 m afër bazës dhe u bë e mundur neutralizimi i flakëve.
Ajo që mbetet shqetësim në ditën e sotme janë zjarret që janë shfaqur mbas malit të Karaburunit mbi Gjirin e Gramës ku janë shfaqur vatra zjarri, të cilat mund të shkojnë në Llogora.
Në këto momente janë duke shkuar forcat e ushtrisë për të parë situatën nga afër dhe pritet helikopteri.
Fraksion.com