AktualitetPolitikëTë fundit

Muaji i hapur i vaksinimit; Rama: Shfrytëzoni mundësinë, për të gjitha moshat

Gushti është muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha qytetarët mbi 18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, ku mund të paraqiten me kartën e identitetit.

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një apel qytetarëve që të shfrytëzojnë gushtin për t’u vaksinuar.

Rama ka publikuar një video me disa nga momentet kur mjekët ishin në përballje me COVID për të shpëtuar jetë njerëzish.

“MIRËMËNGJES, dhe me ftesën që të shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimit për të gjitha moshat, ju uroj një ditë të mbarë” apelon Rama.

Ndërkaq, prej fillimit të fushatës “Shqipëria buzëqesh”, janë kryer në total 1,212,761 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 534,823 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Në 24 orët e fundit janë kryer 9,674 vaksinime. Muaji gusht do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqëndruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.

Për të pamundurit njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim.

 

Fraksion.com