“Dielli lind përsëri”; Peleshi: Falë punës së palodhur të FA-së e zjarrfikësve, eliminohen vatrat e zjarrit në Gjirokastër
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur sot falë punës së palodhur dhe me sakrifica te Forcave të Armatosura e zjarrit janë eliminuar.
Ministri thekson se do të vazhdojmë vigjilencën dhe kërkojmë bashkëpunim komunitar për të identifikuar zjarrvënësit e qëllimshëm.
“Dielli lind përsëri në Gjirokastër. Pas një nate mes zjarresh, falë punës së palodhur dhe me sakrifica të Forcave të Armatosura, forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera të Bashkisë Gjirokastër, vatrat e zjarrit janë eliminuar. Vazhdojmë vigjilencën dhe kërkojmë bashkëpunim komunitar për të identifikuar zjarrvënësit e qëllimshëm”, shprehet Peleshi duke publikuar pamje nga Gjirokastra.
Gjithashtu ministri ka theksuar se gjatë 2 ditëve të fundit janë proceduar penalisht 5 persona për zjarrvënie të qëllimshme dhe të tjerë të dyshuar janë duke u investiguar nga Policia e Shtetit.
“Çdo veprim i qëllimshëm, për çdo motiv, do të ndëshkohet pa mëshirë sipas ligjit”, shprehet Peleshi.
Një ditë më parë në bashkinë Gjirokastër zjarri mori përmasa të mëdha, duke rrezikuar fshatin Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo. Si pasojë e flakëve në fshatin Asim Zeneli, shtetasi A.H 64 vjeç humbi jetën ndërsa mbeti e dëmtuar nga flakët edhe bashkëshortja e tij.
Fraksion.com