Zjarret: Efektivi i FA përfundon në spital, ja si është gjendja e tij shëndetësore
Teksa vijon beteja me flakët në Gjirokastër pasi zjarri ka përfshirë disa fshatra, një efektiv i Forcave të Armatosura dhe banorë të tjerë janë asfiksuar.
Ushtari u dërgua me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shprehur mirënjohje për çdo efektiv që nuk po kursehet në “luftën” me flakët dhe i uroi shërim të shpejtë efektivit.
“Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës.
Mirënjohje për punën heroike të çdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgjë përballë egërsisë së flakëve. Shërim të shpejtë Edlir!”, shkroi Peleshi.
Ndërkohë, tymi i flakëve është prezent në të gjithë zonën, ndërsa ka ambulanca dhe ekipe mjekësore që po i japin ndihmë mjekësore njerëzve.
Fraksion.com