Zëri i Amerikës: SPAK këmbëngul për procesin ndaj Mediut, ankimon vendimin e Gjykatës
Në Shqipëri Prokuroria Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar ankimoi sot vendimin e Gjykatës së posaçme të Shkallës së parë e cila nuk pranoi kërkesën për për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec
SPAK e paralajmëroi këtë lëvizje menjëherë pas vendimit të Gjykatës, duke e cilësuar atë si “të pabazuar në ligj”. Prokuroria e Posaçme këmbëngul se për shkak të ndryshimeve ligjore të cilat hoqën imunitetin si pengesë për ndjekjen penale të deputetëve, nuk ekziston më motivi që çoi Gjykatën e Lartë në vitin 2009, që të pushnte çështjen ndaj ish ministrit të Mbrojtjes..
Gjykata vërejti për pasojëm se vepra penale për të cilën është ngritur akuzë ndaj zoti Mediu, tanimë është parashkruar, duke qenë se kanë kaluar mbi dhjetë vjet.
Ndërsa një numër i madh personash u vunë nën akuzë, për ngjarjen në të cilën humbën jetën 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, ish ministri i Mbrojtjes i shpëtoi plotësisht gjykimit.
Fraksion.com