AktualitetTë fundit

“U hap lajmi se iu vodh banesa në Lalëz”; Arben Kraja: ‘Fake news’, gjithçka e sajuar për të ‘më goditur’

Kreu i SPAK Arben Kraja e ka quajtur të pavërtetë lajmin për vjedhjen e banesës së tij në Lalëz.

Sipas Krajës s’ka asnjë mundësi ta fshehë vjedhjen nëse do të ishte e vërtetë, por thekson se s’ka ndodhur asnjë vjedhje në shtëpinë e tij as këto ditë e as më parë. Në një reagim për Report TV Kraja tha se lajmi i pavërtetë është sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit.

“Nuk më është vjedhur banesa, as këto ditë dhe as më parë. Lajmi i sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit”, tha Kraja.

Ky reagim i kreut të SPAK ka ardhur pas lajmeve që qarkulluan në disa medie online ku thuhej se shtatë shtëpi janë grabitur në Gjirin e Lalëzit, sipas tyre njëra ishte e Krajës. Poor një lajm i tillë siç e konfirmon Kraja është i pavërtetë dhe sipas tij tendencioz.

 

Fraksion.com