Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, humb jetën 64-vjeçari në Gjirokastër, bashkëshortja rëndë
Është shënuar këtë pasdite viktima e parë nga zjarret në Shqipëri.
Raportohet se ka humbur jetën një 64-vjeçar në fshatin “Asim Zeneli”, ku situata nga zjarri ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa ka nisur dhe evakuimi i banorëve.
Lajmi i rëndë është konfirmuar nga burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes. Gjithashtu, të njëjtat burime raportojnë se edhe gruaja e të ndjerit ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është nisur nga Vlora drejt fshatit të Gjirokastrës, ku situata është tejet e rënduar dhe flakët e tymi janë futur në banesa.
Fraksion.com