AktualitetTë fundit

Rama: Vazhdojnë papushim operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve

Emergjencat civile dhe të gjithë strukturat vijojnë punën në terren për shuarjen e vatrave të zjarreve që kanë përfshirë vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme një video nga operacionet tejet të vështira që po zhvillohen në vendet e prekura nga zjarri.

“Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri ka shprehur dhe ngushëllime për humbjen e jetës së qytetarit Andrea Haxhiaj, nga fshati “Asim Zeneli” në Gjirokastër, i cili humbi jetën në përpjekje për të shuar zjarrin e rënë në ullishten e tij.

“Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër”, tha Rama.

 

Fraksion.com