Evakuimi i banorëve në Lunxhëri, Ministri thirrje: Dilni sa më shpejt nga shtëpitë
Në tri fshatra të Gjirokastrës si pasojë e erës situata është rënduar dhe zjarri i është afruar banesave.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili ndodhet në fshatin Asim Zeneli u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të fshatrave Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo që të bashkëpunojnë me strukturat shtetërore për evakuimin e tyre.
“Jemi në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër. Është një situatë shumë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme. Nuk është kollaj të vendosen në kontroll. Kemi një humbje jete të një banori. Me pak fjalë duhet evakuim në këto tre fshatra: në Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo. Ju bëj thirrje banorëve të mos rezistojnë, të largohen, sa më shpejt të evakuohen nga fshati. Ne do të bëjmë më të mirën me të gjitha forcat që kemi përqendruar këtu, edhe me forcat ajrore që janë drejt Gjirokastrës, pasi në Pashaliman dhe në Llogora e kemi vendosur për momentin nën kontroll situatën. Do t’i përqendrojmë të gjitha forcat për të bërë më të mirën dhe për të shmangur dëmtimet. Por ju lutem bashkëpunoni me policinë për t’u larguar dhe për dalë nga banesat” , tha Peleshi.
Fraksion.com