“Buxhetin e shtetit si bankomat”; Tabaku: mjetet rrethanore arma e vetme kundër zjarrit
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzoi qeverinë për mosmenaxhim të situatës së krijuar nga vatrat e zjarrit, kryesisht në Gjirokastër dhe Vlorë.
Përmes një deklarate për mediet, Tabaku tha se mjetet rrethanore mbeten arma e vetme e atyre që po luftojnë kundër zjarrit me kurajo dhe vetëmohim.
“Kur buxhetin e shtetit e përdor si bankomat për klientët e qeverisë dhe PPP-të korruptive, mjetet rrethanore mbeten arma e vetme e atyre që po luftojnë kundër zjarrit me kurajo dhe vetëmohim. Propaganda e shtrenjtë nuk i ndihmon qytetarët dhe as pasurinë natyrore që shkrumbohet. Sa herë vendosemi në provë po aq herë dështojmë turpshëm duke shfryrë tullumbacen e gënjeshtrave”, u shpreh ajo.
Sipas Tabakut, shqiptarët janë lënë vetëm në mëshirën e fatit me darën e korrupsionit që i shtrëngon përditë.
Fraksion.com