Asfiksohet një ushtar i FA në Gjirokastër, në gjendje të rëndë në spital. Niset drejt Tiranës bashkëshortja e 64-vjeçarit që vdiq nga zjarri
Vijon të përkeqësohet situata në Gjirokastër, ku zjarri ka “pushtuar” disa fshatra, banorët e të cilëve janë evakuuar.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se një ushtar i Forcave të Armatosura është asfiksuar, si pasojë e ndërhyrjes dhe luftës me flakët në terren, në fshatin Krinë, dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës.
Siç mëson gazetarja Metaj, gjendja e ushtarit paraqitet e rëndë, ndërkohë që shumë rëndë është edhe bashkëshortja e të ndjerit, Andrea Haxhiaj, që humbi jetën pak orë më parë, si pasojë e flakëve në fshatin Asim Zeneli. Mësohet se ajo është transportuar me urgjencë për në kryeqytet për ndërhyrje të specializuar.
Fraksion.com