Zjarri në Karaburun, Peleshi: Janë hedhur mbi 300 mijë litra ujë, në rast nevoje do të shtohen trupat nga ajri e toka
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, reagon për situatën e krijuar nga zjarret në Karaburun, për shkak të temperaturave ekstreme.
Teksa publikon një video të aksionit të ushtrisë, ministri Peleshi shkruan në “Facebook” se mbi zonën e Karaburunit janë hedhur mbi 300 mijë litra ujë për të neutralizuar vatra të ndryshme zjarri.
“Mbi 300 mijë litra ujë janë hedhur mbi zonën e Karaburunit për të neutralizuar vatra të ndryshme zjarri. Operacionet e Forcave të Armatosura do të vazhdojne me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër. Temperaturat e larta, relievi dhe era e bëjnë akoma më kompleks operacionin. Ndërkohe janë marrë të gjitha masat që ne rast nevoje të shtohen trupat dhe mjetet nga ajri dhe toka”, shkruan Peleshi.
Fraksion.com