AktualitetTë fundit

Vihen në kontroll vatrat e zjarrit në Mamurras, Cara: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Zjarrëfikësit kanë bërë të mundur pas disa orësh vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit në zonën e Mamurrasit.

Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara thekson se zjarri ka lënë pas dëme të mëdha.

“Pas orësh të tëra përpjekjesh janë neutralizuar vatrat e zjarrit në zonën e Mamurrasit duke lënë pas dëme të mëdha. Mirënjohje për çdokënd që dha kontribut në këtë ditë të vështirë, së pari për forcat e Zjarrëfikseve Kurbin, Lezhë, Mirditë, Krujë e Kamëz, trupat e Forcave të Armatosura, Policinë e Shtetit e çdo banor të zonës për ndihmën e pakursyer”, shprehet Cara.

Sipas saj, zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe u ka bërë thirrje organeve kompetente të vënë përgjegjësit para drejtësisë.

“U takon organeve kompetente t’u shkojnë deri në fund hetimeve për shkakun e rënies së zjarrit dhe vënien përpara drejtësisë të përgjegjësve të kësaj katastrofe. Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo banori të Kurbinit për kujdes të shtuar dhe përgjegjshmëri për të mos krijuar situata të tilla që sjellin dëme të pariparueshme dhe rrezik për jetën e njerëzve të tjerë”, deklaroi Cara.

 

Fraksion.com