“Po avancojmë përditë”; Balluku inspekton punimet në lotin 2 të Unazës së Madhe: Është realizuar 50% e punimeve
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar ditën e sotme punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, në lotin dy, segmenti Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Sheshi Shqiponja.
Në këtë segment tha Balluku deri më tani janë realizuar 50% e punimeve dhe po avancojnë përditë për ta përfunduar e vendosur në dispozicion të qytetarëve.
“Në Unazën e Madhe të Tiranës punohet pa pushim për të përmbyllur sa më shpejt këtë vepër të rëndësishme për kryeqytetin. Ministrja Belinda Balluku inspekton punimet në lotin dy, segmenti Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Sheshi Shqiponja, ku deri më tani janë realizuar 50% e punimeve e ku po avancojmë përditë për ta përfunduar e vendosur në dispozicion të qytetarëve”, shkruan Balluku.
Fraksion.com