Parashikimi i motit për sot, e hënë 2 gusht 2021
Vendi ditën e hënë do të vijojë të ndikohet nga vala e të nxehtit afrikan e cila përveç temperaturave të larta do të sjellë dhe grimca pluhuri e rëre në lartësi.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim e lehtë dhe shoqërohet nga valëzim i ulët në dete.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 24/37 | diell |
| Kukës | 23/37 | diell |
| Lezhë | 22/36 | diell |
| Dibër | 20/35 | diell |
| Durrës | 24/36 | diell |
| Tiranë | 26/38 | diell |
| Elbasan | 24/40 | diell |
| Berat | 18/39 | diell |
| Vlorë | 23/37 | diell |
| Korcë | 20/34 | diell |
| Gjirokastër | 17/40 | diell |
| Sarandë | 22/36 | diell |

