Life StyleTë fundit

Horoskopi për muajin gusht 2021

Ky është horoskopi për muajin  gusht 2021. Parashikimi se si do të jetë puna, shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.

Dashi

Nëse doni që ky muaj t’iu ecë sa më mirë duhet të keni më tepër besim tek vetja. Në jetë shumë gjëra mund të duken të pamundura, por nëse nuk tentoni nuk mund ta dish kurrë në mund t’ia dalësh apo jo. Nëse keni një lidhje jeta juaj në shumë momente do lërë për të dashuruar pasi të dy palët do doni që gjithçka t’iu ecë siç doni. Toleroni më tepër dhe keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat. Ju beqarët do e merrni çdo gjë shtruar dhe nuk do kërkoni me ngulm një lidhje. Gjithsesi rreth mesit të muajit mund të merrni propozime të jashtëzakonshme. Shëndeti nuk do jetë problematik aspak dhe do keni mjaft energji. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, megjithatë ato do jenë të kënaqshme për të përmbyllur nevojat. Në punë do jeni realistë dhe do i merrni gjërat shumë shtruar. Do ecin përpara me planet.

Demi

Gjate këtij muaji do ndodhin ndryshime shumë të mëdha në jetën tuaj dhe ato do ju bëjnë të reflektoni. E gjithë jeta do ju kalojë para syve dhe do i kuptoni edhe disa gabime që keni bërë. Për ju të dashuruarit do zhduken të gjitha dyshimet dhe mosmarrëveshjet dhe dielli do ndriçojë pafund. Nëse jeni beqarë do preferoni të keni njohje sa për t’u argëtuar dhe nuk do preferoni të filloni lidhje serioze. Dëshirat do ju plotësohen më shpejt nga sa mendonit. Shëndeti në shumë raste do ketë shqetësime të vogla, por nuk duhet ta lëshoni veten. Fatmirësisht do jenë gjëra jo serioze dhe kalimtare. Sipas Dritare.net, shpenzimet kanë për të pasur tronditje të mëdha. Në disa momente mund të gjendeni edhe në vështirësi. Java e dytë dhe e tretë do kërkoni më shumë vëmendje në punë. Mos i besoni askujt dhe reflektoni gjatë para se të merrni vendime.

Binjakët

Jeta juaj këtë muaj do marre një tjetër rrjedhë. Do fokusoheni edhe me shumë tek jeta profesionale dhe në disa momente mund t lini çdo gjë tjetër pas dore. Ju që keni një lidhje mundohuni që për çdo shqetësim të flisni hapur me partnerin në mënyrë që të mos ju ndërlikohen gjërat. Mundohuni që në disa momente të bëni edhe surpriza sepse ato do ua shtojnë rrahjet e zemrës. Ju beqarët nuk do e keni mendjen aspak të joshni ndonjë person, por çdo gjë do ju ndodhë si me magji. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla. Kujdesuni më shumë për imunitetin e për lëkurën. Financat dy javët e para nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, por më pas çdo gjë do normalizohet e madje mund të ketë edhe përmirësime. Puna do ecë me ritme shumë të shpejta dhe të gjithë do mahniten nga performancat që do arrini.

Gaforrja

Gjatë këtij muaji do ju duket shpesh sikur nuk jeni në rrugën e duhur e sikur keni gabuar. Mundohuni të tregoheni më të qetë për gjithçka dhe të mos nxitoheni. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi të ndiheni jashtëzakonisht mirë dhe më të dashuruar se asnjëherë. Ndjenjat do i shprehni pafundësisht dhe me mënyra nga më të veçantat. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër kur të shkoni nëpër festa sepse atje keni për të njohur personat e përshtatshëm. Shëndeti për fat të mirë nuk do ketë shqetësime serioze, përveç ndonjë dhimbje koke, barku apo shpine, por pa pasoja. Buxheti në shumë momente do jetë i trazuar. Nuk duhet të shpenzoni asnjëherë pa bërë llogari sepse papritur mund të gjendeni me xhepat bosh. Në punë do jeni më të pavarur dhe do arrini të realizoni një projekt shumë interesant që do iu hapë shumë dyer.

Luani

Këtë muaj do kaloni momente të bukura dhe do merrni surpriza të njëpasnjëshme. Nëse jeni në një lidhje do dini si ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit dhe komunikimi nuk do shkëputet për asnjë moment. Ju beqarët nuk duhet të jeni të palogjikshëm dhe tekanjozë sepse keni për të humbur persona me shumë vlera. Koha ikën shpejt dhe nuk kthehet më pas. Gjendja shëndetësore nuk do jetë aq e mirë sa mendonit. Mund të keni shqetësime në disa pjesë intime dhe duhet të merrni shpejt masa. Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes me tendencën megalomane për të shpenzuar sepse gjendja do përkeqësohet sa hap e mbyll sytë. Në punë mundohuni të jeni sa më diskrete dhe të mos ia thoni askujt projektet apo zgjidhjet që keni në mendje.

Virgjëresha

Këtë muaj duhet t’i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe të argëtoheni sa më shumë që të mundeni. Nga ana tjetër do njiheni me persona të rinj të cilët do kenë ndikim të madh tek e ardhmja. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të lire dhe më të pavarur se asnjëherë më parë. Nga java e dytë mund të filloni edhe një projekt të përbashkët me partnerin dhe do keni më tepër besim tek ai. Ju beqarët mund të realizoni takime në rrethin profesional, të cilat mund t’ua ndryshojnë edhe jetën sentimentale. Shëndeti do jetë i shkëlqyer dhe do keni energji të pashterueshme. Kujdes duhet të bëni vetëm me sytë duke shmangur qëndrimin gjatë para ekraneve. Financat do kërkojnë pak më tepër vëmendje që të mos bëhen problematike. Në punë, deri në datën 10, do i keni të gjitha mundësitë për të përmbyllur disa projekte gjigande. Në tërësi do jete muaj i begatë.

Peshorja

Ky muaj nuk ka për të qenë tërësisht i qetë për ju. Do keni edhe periudha të tensionuara kur do mërziteni dhe do vuani, por duhet të gjeni kurajën për të përballuar gjithçka. Ju të dashuruarit do keni javë të begata, por edhe problematike. Pas datës 9 do fillojnë mosmarrëveshjet sidomos nga kokëfortësia e të dyve. Ju beqarët duhet të flisni me miqtë ose familjarët para se të bëjnë çdo zgjedhje pasi mund të lëndoheni. Sipas Ditare.net, gjendja shëndetësore do ketë shpesh probleme. Stresi mund të sjelle edhe luhatje tensioni, dhimbje koke dhe gjendje të trazuar fizike e morale. Financat për fatin e mirë do jenë të qëndrueshme. Kryeni shpenzimet e domosdoshme dhe lërini për më vone investimet për gjëra qejfi. Në punë do ju dalin shpesh sfida të vështira. Thuajini ato që mendoni dhe në rastet më të vështira kërkoni ndihmë.

Akrepi

Ky muaj do ju pëlqejë shumë pasi do jetë i mbushur me dashuri, aventura dhe kreativitet. Do jeni të frymëzuar dhe gati për të ndërmarrë edhe aventura të këndshme. Ju të dashuruarit duhet ta shfrytëzoni në maksimum javën e parë, pasi pas datës 8 mund të fillojnë grindjet e mosmarrëveshjet. Nëse jeni beqarë do realizoni disa takime në ambiente që as nuk i kishit imagjinuar dhe shumë gjëra për ju do ndryshojnë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por mundohuni të mos qëndroni në ambiente të mbyllura dhe mbroheni nga korrentet. Financat mbajini sa më nën kontroll sepse në të kundërt situata mund të përkeqësohet ndjeshëm. Në punë, deri në datën 7, çdo gjë do ecë perfekt dhe do lumturoheni. Më pas situata do ju vështirësohet disi dhe do ju duhet patjetër të bashkëpunoni me disa kolegë.

Shigjetari

Ky do jetë një muaj veçanërisht pozitiv për jetën tuaj sentimentale dhe atë profesionale. Në përgjithësi buzëqeshja do jetë ajo që do mbizotërojë. Nëse keni një lidhje do afroheni edhe më shumë me partnerin dhe do e keni më të lehtë të flisni edhe për tema delikate. Javën e dytë mund të merrni edhe vendime të rëndësishme dhe do kaloni momente romantike. Ju beqarët do i keni të gjitha mundësitë këtë muaj për të takuar personat e duhur. Shëndeti do ketë herë pas here shqetësime që nuk duhen neglizhuar aspak. Në planin financiar mundohuni të jeni sa më të arsyeshëm që të mundeni sepse po filluan problemet e ardhmja ka për të qenë e vështirë. Merkuri dhe Saturni do e favorizojnë tej mase punën. Do jeni plot gjallëri, maturi dhe do keni metoda fantastike për të arritur atje ku dëshironi. Nëse jeni i vetëpunësuar do shkëlqeni edhe më shumë.

Bricjapi

Ky do jetë muaj vërtet i bukur dhe i mbushur me emocion. Do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe do shfrytëzoni çdo sekondë në maksimum. Ju të dashuruarit do kaloni më tepër kohë me partnerin dhe do diskutoni për gjërat e së shkuarës dhe së ardhmes. Frymëzimi për të bërë edhe surpriza nuk do mungojë nga të dyja palët. Ju beqarët do e keni paksa të vështirë ta bëni për vete personin që do pëlqejnë, por nuk duhet të dorëzohen lehtë. Shëndet do kalojë edhe periudha delikate, kur mund të keni shqetësime. Mundohuni të mos neglizhoni asgjë, por as ta teproni me medikamentet. Financat do vijnë duke u përmirësuar javë pas jave, megjithatë mirë është të mos luani me lojëra fati pasi do digjeni keq. Në punë ambienti do jetë përgjithësisht i qetë. Ju mund të vazhdoni projektin e nisur, por mundet edhe të eksperimentoni me diçka të re.

Ujori

Ky muaj do sjellë ndryshime pozitive sidomos në fushën e financave. Fushat e tjera mund të kenë goxha ulje e ngritje. Nëse jeni në një lidhje duhet ta mbani sa më afër partnerin sepse çdo lënie pas dore mund të jetë e rrezikshme. Dilni, argëtohuni dhe vizitoni vende të veçanta. Ju beqarët duhet të bëni disa investigime për disa persona para se të hidhni hapa. Në këtë mënyrë do shmangin edhe zhgënjimet. Gjendja shëndetësore do jetë e kënaqshme. Po u çlodhët më shumë, po praktikuat yoga dhe po bëtë masazhe herë pas here do jeni në formë perfekte. Financat do jenë të shkëlqyera kështu që në datën 10 ose 12 mund të bëni edhe ndonjë investim të guximshëm. Puna do ju sjellë sadisfaksion, por javën e fundit mund të përballeni edhe me disa sfida delikate.

Peshqit

Yjet do jenë në favorin tuaj gjate gjithë këtij muaji kështu që ju do ndiheni mirë dhe të lumtur. Nëse jeni në një lidhje, pas datës 7 çdo gjë do ndryshojë për mirë dhe vetëm do buzëqeshni e do vezulloni. Debatet e forta thuajse do mungojnë plotësisht. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe të parezistueshem. Zemra juaj do rrahë shumë fort atëherë kur ju më pak do e prisni. Me shpenzimet bëni sa me shume kujdes. Mundohuni te mendoni për te ardhmen dhe mos shpenzoni pa bërë llogari më parë. Shëndeti do jetë më delikat për ju që vuani nga probleme kronike, megjithatë me pak më shumë përkujdes situata do qetësohet shpejt. Në punë do merrni disa vendime shumë të rëndësishme që do ua ndryshojnë rrjedhën e gjithçkaje. Java e fundit do jetë më frymëzues dhe më e begatë se çdo javë tjetër.

 

Fraksion.com