AktualitetTë fundit

“Familjarizim i ekuipazheve ajrore”; Pilotët e FAj trajnohen me Gardën Kombëtare të New Jersey

Kanë përfunduar sot trajnimin dyjavor 5 pilotët e Forcës Ajrore për familjarizimin e ekuipazheve ajrore shqiptare me ato të Gardës Kombëtare të New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky është ndërveprimi i dytë me ekuipazhet ajrore që kryejnë fluturime në tokën amerikane me Gardën Kombëtare të New Jersey, me qëllim rritjen e kapacitetit operacional ajror të ekuipazheve, standardizimin e procedurave dhe ndërveprimin e ekuipazheve ajrore shqiptare me ato të Gardës Kombëtare të New Jersey dhe Ushtrisë Amerikane si dhe ruajtjen e rritjen e aftësive operacionale duke përdorur pajisje të ndryshme speciale të aviacionit.

Trajnime të tilla në kuadër të programeve të bashkëpunimit me Zyrën Amerikane të Bashkëpunimit të Mbrojtjes (ODC), janë kryer edhe në vitin 2019.

Bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Aviacionit të New Jersey, të Ushtrisë Amerikane (New Jersey Army Aviation National Guard) do të jetë i vazhdueshëm për helikopterët EC145 si dhe për ekuipazhet ajrore që do të fluturojnë me helikopterët Black Hawk duke synuar rritjen e kapaciteteve operacionale të ekuipazheve ajrore shqiptare në gjithë spektrin e operacioneve ajrore me helikopter, ditën, natën dhe me instrumente në misione ushtarake dhe në mbështetje të emergjencave civile.

 

Fraksion.com