AktualitetTë fundit

Zjarri në Karaburun, Administrata e Zonave të Mbrojtura: Rrezikon të përparojë në drejtim të zonave të banuara në Dukat Fushë! Banorët të jenë vigjilentë

Zjarri që ka përfshirë gadishullin e Karaburunit rrezikon të përparojë në drejtim të zonave të banuara në Dukat Fushë, pranë lagjes Kanal. Paralajmërimi u bë nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Sipas njoftimit, forcat zjarrfikëse janë sinjalizuar për të qenë në gatishmëri, ndërsa i bëhet thirrje banorëve që të jenë vigjilentë.

“Zjarri në Karaburun po rrezikon të përparojë në drejtim të zonave të banuara në Dukat Fushë, pranë lagjes “Kanal”. Forcat e zjarrëfikses janë sinjalizuar tashmë për të qenë në gatishmëri , por njëkohësisht lutemi banorëve të jenë vigjilentë dhe në gatishmëri në rast nevoje”, thuhet në postim.

 

Fraksion.com