“Vritet 13-vjeçari”; Tragjedi në Burrel: Fëmijët gjejnë armën duke kullotur bagëtitë dhe luajnë me të
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një stan në fshatin Gërnac të Burrelit.
Një 13-vjeçar me inicialet R. Keçi, është vrarë me armë zjarri.
Paraprakisht mësohet se viktima bashkë me tre fëmijë të tjerë kanë qenë duke kullotur bagëtitë në mal, e atje kanë gjetur armën. Ishte kryeplaku i fshatit ai që ka telefonuar policinë.
Raportohet se ata kanë dërguar bagëtitë në stan e kanë nisur të luajnë me armën e gjetur, që për fat të keq, ka qenë e mbushur.
Dyshohet se i mituri ka shkrepur vetë armën dhe si pasojë nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në vend.
Sherbimet e policisë janë njoftuar rreth orës 12 të natës, ndërsa shërbimet kanë arritur në 6 të mëngjesit për shkak të largësisë.
Por largesia dhe mungesa e valëve në zonë kanë bërë që policia të njoftohet me vonesë.
Policise i është dashur më shumë se 4 orë në këmbë për të arritur në vendin e ngjarjes.
Fraksion.com