Vatrat e zjarrit në vend, KLSH zbret në terren: Po verifikojmë tenderat nëse i kanë blerë pajisjet
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur kontrollin në terren, ndaj strukturave që menaxhojnë shuarjen e zjarreve, nisur nga fakti se në vendin tonë vijojnë të jenë aktive disa vatra. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv.
Mësohet se me urdhër të kryetarit Arben Shehu, kontrollet kanë nisur në të gjitha hallkat e strukturave të reagimit kundër zjarrit për mënyrën se si po reagojnë institucionet për procesin e shuarjes së zjarreve, duke nisur që përdorimi i pajisjeve si dhe anën organizative. Report Tv mëson se KLSH gjithashtu do të verifikojë tenderimet për pajisjet e zjarrfikësve si dhe hallkave të tjera të emergjencave civile nëse përputhen fizikisht me ato që janë blerë si dhe mungesën e tyre gjatë operacioneve. Nëse do të hasen shkelje përgjatë kësaj situate, KLSH pohon se do të ketë referime përkatëse në prokurori.
Fraksion.com