AktualitetBota+Të fundit

“Po reagojmë nga ajri dhe toka”; Altun: 43 nga 63 zjarre në gjithë vendin janë marrë nën kontroll

Nga 63 zjarret që shpërthyen në të gjithë Turqinë brenda dy ditësh, 43 janë marrë nën kontroll.

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun postoi një imazh në llogarinë e tij në mediat sociale me titullin “Shteti ynë Mobilizohet për Pyjet Tona”, në të cilin janë publikuar shifrat e automjeteve dhe personelit të përdorur për t’iu përgjigjur zjarreve në pyje.

“Institucionet dhe organizatat përkatëse po reagojnë nga ajri dhe toka ndaj zjarreve në pyje në 21 provinca me afërsisht 4.000 personel, qindra automjete dhe pajisje”, tha Altun, duke shtuar se 43 nga 63 zjarret në dy ditë janë vënë nën kontroll dhe përpjekjet për shuarjen e tyre janë duke vazhduar me vendosmëri.

 

Fraksion.com