“Municione të paplasura në disa qytete të Shqipërisë”; Ekipet EOD sigurojnë komunitetin në zona urbane e rurale
Gjatë kësaj jave, ekipet EOD të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura shqiptare kanë realizuar me sukses 4 operacione për heqjen e municioneve të gjetura në zona urbane e rurale në Vlorë, Himarë, Korçë dhe Vorë.
Operacioni I parë u krye në Vlorë, ku pas rikonicionit e vlerësimit të kryer nga ekipi EOD në zonën e quajtur plazhi I vjetër u gjet një shtimje kalibër 75 mm. Më pas operacioni vijoi në bashkinë Himarë, ku u gjet 1 shtimje 75 mm.
Operacioni i tretë u zhvillua nga një ekip tjetër EOD në bashkinë Korçë, ku u gjet 1 predhë mortaje italiane e Luftës së II-të Botërore (LIIB). Ndërsa operacioni I fundit EOD u krye me sukses në bashkinë Vorë, ku dy predha artilerie të kalibrit 125 mm u gjetën pranë zonës së Gërdecit dhe u hoqën.
Të gjitha këto municione pas vlerësimeve u cilësuan si të prekshme e të lëvizshme nga ekipet EOD, të cilët morën të gjitha masat e nevojshme sipas protokollit të sigurisë dhe bënë transportimin e magazinimin e tyre në pikën e grumbullimit të përcaktuara në këto raste në pritje për tu eliminuar.
Fraksion.com