Deri në 42 gradë; Moti për sot, e premte 30 korrik 2021
Vala e të nxehtit afrikan do të jetë edhe sot prezent në Shqipërin e cila përveç temperaturave të larta do të sjellë dhe grimca pluhuri e rëre në lartësi.
Do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por tepër të nxehtë në të gjithë territorin.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm dhe të nxehtë. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 20°C në 37°C dhe në zonat e ulëta nga 23°C në 40°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.
