AktualitetOp-EdTë fundit

Denoncimi i DW: Në kufirin Shqipëri-Greqi lulëzon kontrabanda e kanabisit

Një rrugë e rëndësishme e kontrabandës shqiptare të kanabisit nga kalon në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Banorët e rajonit jetojnë me frikë prej mafies së drogës.

Një nga rrugët më të mëdha të kontrabandës së kanabisit dhe të drogave në Evropë kalon nga Shqipëria përmes fshatrave kufitare grekë. Prej këtu droga dërgohet në Evropën Perëndimore përmes porteve të Greqisë.

Konstantinos Karalambakis, shef i sektorit kundër drogës në qytetin kufitar të Janinës, është shpesh në zonën kufitare shqiptaro-greke. Ky rajon i vështirë për t’u kaluar është prej kohësh një nga rrugët më të rëndësishme të kontrabandës së drogës në Evropë. Prej këtu droga dërgohet në Evropën Perëndimore përmes porteve të Greqisë.

Bandat po bëhen gjithnjë e më brutale

Njësia kundër drogës zhvillon shumë kontrolle, por shpesh gjen vetëm drogat që kanë lënë kontrabandistët. Në vitin 2020 ajo sekuestroi mbi 1.5 tonë kanabis.

Grenzgebiet zwischen Albanien und Griechenland Grenzpolizei

Bandat ndërkohë po bëhen gjithnjë e më brutale dhe shumë janë të armatosur me kallashnikov kur sjellin “mallin” në Greqi, tregon Konstantinos Karalambakis duke shtuar se “pa dyshim situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme”.

Kontrabandistët e kalojnë shpesh kufirin gjatë natës me çanta shpine të mbushura plot me drogë dhe më pas fshihen poshtë trungjeve të pemëve.

Kufi i vështirë për t’u mbikëqyrur

Policia e ka të qartë se mund të kapë vetëm një pjesë të sasisë së kanabisit që vjen nga Shqipëria, sepse sikurse tregon Karalambakis “Kufiri me Shqipërinë është shumë i gjatë, 300 kilometra, dhe për këtë arsye është i vështirë për t’u mbikëqyrur. Po ashtu kontrabandistët e njohin shumë mirë zonën “.

Grenzgebiet zwischen Albanien und Griechenland Grenzpolizei

Edhe forcat e sigurisë në Shqipëri demonstrojnë vigjilencë në rajonin kufitar. Qeveria në Tiranë ka premtuar vazhdimisht se do ta luftojë kontrabandën e kanabisit që shkon në Bashkimin Evropian nëpërmjet Greqisë. Por prodhimi i drogës me sa duket vazhdon pa u ndalur dhe disa muaj më parë një reporter investigativ paraqiti në televizionin shqiptar pamje plantacionesh të mëdha të kanabisit. Një pjesë e tyre shtrihen në zonën kufitare me Greqinë.

Jetë me frikë prej kontrabandistëve

Bletari Giorgos Tsiavos jeton pranë kufirin shqiptar. Ai thotë se: “ata kanë mbjellë mijëra bimë kanabis edhe këtu. Në mes të pyllit! Jo në anën shqiptare, por këtu në Greqi!”

Giorgos Tsiavos jeton me frikën prej kontrabandistëve, sepse në fshatin e tij ka pasur një numër vjedhjesh dhe madje edhe një vrasje nga një kontrabandist shqiptar droge.

Afghansistan Bienenzucht und Honigproduktion

Giorgos ka blerë dy qenë për t’u mbrojtur: “Ne i mbajmë qentë në shtëpi gjatë natës, se po i lamë jashtë dikush mund t’i helmojë dhe të hyjë në pronë. Qentë janë një sistem alarmi i sigurt. Sepse hajdutët mund t’i fikin edhe sistemet e alarmit elektronik.

Një arrestohet, dy u bashkohen bandave

Policia e qytetit kufitar të Janinës do të përforcojë sërish mbrojtjen e fshatrave kufitar nga bandat e drogës. Por hetuesi i drogës Charalambakis e di se megjithë arrestimet numri i kontrabandistëve shtohet, sepse varfëria në Shqipëri dhe fitimet e mëdha bëjnë që bandave të kontrabandistëve t’u shtohen gjithnjë e më shumë anëtarë të rinj.

Një çantë shpine me kanabis ka një vlerë tregu prej 50,000 eurosh. .

Për sa kohë që Shqipëria është prodhues i kanabisit dhe gjithashtu furnizuesi më i madh në Evropë, ne nuk do të shpëtojmë nga ky problem. Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër tij, por ai nuk do të marrë fund shpejt”.

 

Fraksion.com