AktualitetPolitikëTë fundit

Basha reagon për situatën në Fier: Viktimat janë njerëzit që helmohen dhe vidhen

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi sot lidhur me situatën e ndotjes mjedisore nga zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fier.
Përmes një deklarate, Basha duke e cilësuar si një katastrofë mjedisore tha se është e njëjta skemë kriminale si në Durrës e Kavajë.

“Digjen plehrat, helmohen familjet, vetëm që të justifikojnë më pas pagesa të majme impianteve me aksionerë mafian dhe qeveritarët e korruptuar. Viktimat janë njerëzit që helmohen dhe vidhen”, tha ai.

Sipas Bashës, drejtësia hesht edhe pse ka muaj që PD ka depozituar në SPAK faktet.

“Mbi 400 milionë euro të taksave të shqiptarëve që qeveria ja ka dhuruar impianteve”, u shpreh ai.

Ai hodhi akuza edhe për censurim të medies, dhe blerje të saj nga mafia e impianteve.

“Kështu e do regjimi Shqipërinë: pa të drejta, pa liri, pa të vërteta. Prandaj shkel ligjet, pasurohet duke vrarë shëndetin dhe ekonominë, grabit buxhetin e shqiptarëve, shantazhon dhe blen drejtësinë dhe median”, tha ai.

 

Fraksion.com