Ambasadorja e SHBA Yuri Kim takim me kryedemokratin Basha, ja kur pritet të mbërrijë në selinë e PD
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim do të zhvillojë sot një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. Gazetari Osman Stafa duke iu referuar burimeve, raportoi për “BalkanWeb” se ambasadorja pritet të mbërrijë në selinë e PD rreth orës 13.00.
Ky është takimi i parë mes ambasadores së SHBA dhe kryedemokratit Basha pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Fraksion.com