AktualitetPolitikëTë fundit

Padia, Basha thirret për të dëshmuar: Gjyqi shtyhet në 24 shtator, çfarë tha kryedemokrati

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u thirr për të dëshmuar gjyqin e hapur për shpifje ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

Ai u paraqit në ora 08:30 në Gjykatën e Posaccme, GJKKO, për të paraqitur provat e tij në lidhje me padinë e paraqitur kundër Veliajt për shpifje.

Seanca zgjati rreth një orë. Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë njoftoi se  GJKKO është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një zyrtarëve të lartë.

Lulzim Basha paditi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi e akuzonte se ka shpifur ndaj personit të tij.

“Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë. Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë. Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje,”- janë shpifjet që sipas Bashës, Veliaj ka thënë për të.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzoi kreun e Partisë Demokratike se në këmbim të mbylljes së protestës së Astirit, ka marrë katër vila.

Basha pas daljes nga zyrat e SPAK nuk ka preferuar që të japë një deklaratë për mediat, duke u shprehur se në lidhje me gjyqin duhet të flasë përfaqësuesi i tij ligjor. “Palët randë dakord për mos pajtim, seanca e radhës është më 24 shtator. Procesi gjyqësor ka të bëjë me kërkesëne  zotit Basha, në lidhje me kërkesën penale si viktimë akuzuese ndaj z.Erjon Veliaj,në kuadër kërkesave që kemi ngritur përpara. Dhe u zhvillua seanca e parë, ajo e pajtimit, ku zoti Basha erdhi vetë personalisht për t’u përfaqësuar në këtëe seancë dhe deklaroi se nuk ka asnjë vullnet për t’u pajtuar me personin e akuzuar”, tha avokati mbrojtës.

Sipas tij, të dyja palët kanë refuzuar që të pajtohen dhe tashmë do të përballen më 24 shtator në sallën e gjyqit.

 

Fraksion.com