Rama nga Shkupi: Shengeni rajonal, korniza e një formule të BE
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkup ku pritet të marrë pjesë ditën e nesërme në Forumin Ekonomik me sesionin “Ballkani i bashkuar”.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev priti homologun nga Shqipëria Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Shkup, në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal.
“Janë disa vendime, marrëveshje për t’u nënshkruar, është dhe një Forum Ekonomik me komunitetin e biznesit dhe vazhdojmë punën”, tha Rama.
“Shengeni Rajonal është vetëm korniza e një formule që është formula e BE, pra korniza e katër lirive të BE, lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, e shërbimeve dhe kapitalit. Duke qenë se shumëkush është kapur pas këtij emri dhe është menduar që të ketë një emër tjetër thjesht si nismë, unë mendoj se kush do të kapet me emrin, do të kapet prapë me emrin, nuk është se do të zgjidhet gjë nga kjo anë”, vuri në dukje ai.
Fraksion.com