AktualitetRajoniTë fundit

Hapet Ura e Peleshacit që lidh dy brigjet e Kroacisë

Një urë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e ndërtuar nga një kompani kineze, ka lidhur dy brigje kroate, të cilat janë të ndara nga një pjesë e vogël e territorit të Bosnje-Hercegovinës.

Korporata kineze për Rrugë dhe Ura, ka fituar tenderin ndërkombëtar më 2018, për të ndërtuar urën 2.4 kilometra të gjatë.

Ndërtimi i saj në vlerë të 420 milionë eurove, është financuar 85 për qind nga Bashkimi Evropian.

Pas instalimit të segmentit të fundit, ceremonia e hapjes së Urës së Peleshacit është zhvilluar në mesnatën mes 28 dhe 29 korrikut.

Pamje nga ceremonia e hapjes së Urës së Peleshacit.
Pamje nga ceremonia e hapjes së Urës së Peleshacit.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka thënë gjatë ceremonisë së hapjes se Ura prezanton “një arritje stategjike fantastike e popullit dhe shtetit kroat”, e cila përmbush ëndrrën që ka ekzistuar për kohë të gjatë, për të lidhur brigjet e Adriatikut.

Ura dhe rrugët lidhëse pritet të finalizohen në qershor të vitit të ardhshëm.

Deri atëherë, udhëtarët që dëshirojnë të vizitojnë destinacionet më atraktive të Kroacisë, siç është zona e Qytetit të Vjetër të Dubrovnikut, ende do të duhet të kalojnë dy pika kufitare në mes të Bosnjës dhe Kroacisë.

Zyrtarët e Bosnjës nuk kanë qenë të lumtur kur ka nisur ndërtimi i projektit, duke pretenduar se Ura, që i shmanget territorit të Bosnjës, shkel të drejtën sovrane për qasje në ujërat në Adriatik.

Plenkoviq ka thënë se Ura nuk do të ndajë, por do të bashkojë njerëz dhe kombe.

“Ura jo vetëm që lidh Kroacinë, por lidh edhe BE-në si dhe Bosnje-Hercegovinën”, ka thënë ai./rel

 

Fraksion.com