“Do çonte 12 sirianë në BE”; Arrestohet 42-vjeçari në Vlorë
Policia e Vlorës në zbatim të planit për të “goditur” rastet e transportimit të paligjshme të emigrantëve për kalimin e kufirit, ka vënë në pranga një 42-vjeçar.
Ervin Qemali, po udhëtonte me automjetin e tij tip “Benz” në të cilin kishte fshehur 12 sirianë, të cilëve u kishte premtuar se do t’i çonte fillimisht në Kosovë, më pas drejt vendeve që BE, kundrejt shpërblimit monetar.
Policia e Vlorës në afërsi të “Rrethrrotullimit të Orikumit”, ka arritur të arrestojë 42-vjeçarin dhe në këtë mënyrë të finalizojë operacionin policor ‘Bypass”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Vlorë
Finalizohet operacioni policor “BYPASS”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Sektorin e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë.
Vihet në pranga 1 shtetas që u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Sektorin e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, pas informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacion policor të koduar “BYPASS”, në kuadër të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
E. Q., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Policisë, në afërsi të “Rrethrrotullimit të Orikumit”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 12 emigrantë të paligjshëm (sirianë), kundrejt shpërblimit monetar, drejt qytetit të Tiranës, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me qellim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Fraksion.com