AktualitetNATO/BETë fundit

Von der Leyen: BE ka realizuar qëllimin për vaksinimin e 70 për qind të të rriturve

Bashkimi Evropian e ka mbajtur fjalën: Ne e arritëm qëllimin të mbrojmë 70 për qind të të rriturve në bllok me të paktën një dozë vaksine antiCOVID-19 deri në korrik, kurse 57 për qind e të rriturve tashmë gëzojnë mbrojtje të plotë, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Sot ne kemi arritur një moment të rëndësishëm, me 70 për qind të popullatës së rritur të BE-së që kanë marrë një dozë të parë të vaksinës antiCOVID-19. Është një moment me të cilin BE-ja duhet të ndihet krenare”, tha von der Leyen.

“Këto shifra e vendosin Evropën midis liderëve botërorë. Ne kemi ecur mirë, por duhet të vazhdojmë përpjekjet tona”, shtoi ajo.

Komisioni Evropian cilësoi se, në javët e fundit, ka shpërndarë një numër të mjaftueshëm dozash vaksine antiCOVID-19 për shtetet anëtare.

 

Fraksion.com