Mësohen emrat e aksidentit tragjik; Ndërron jetë 19 vjeçarja që ishte në timon
Mësohen emrat e aksidentit tragjik të ndodhur një natë më parë në Bypass-in e Fierit.
Burimet zyrtare kanë informuar se viktimë e aksidentit ka rënë qytetarja Xhesika Mjekra 19 vjeçe, banuese në Tiranë. Sipas informacioneve, e ndjera nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Përveç dëmtimit fatal të 19-vjeçares, qytetari Sabri Xherimeja 21 vjeç, pasagjer në automjetin e aksidentuar, ka marrë plagë si pasojë e daljes nga rruga, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.
Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xh. M.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Fraksion.com