“Gati për Shqipërinë”; Rama: Eksploroim së bashku i mundësive e formave të bashkëpunimit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur sesionin e 20-të të nismës ‘’Gati për Shqipërinë’’ ku është njohur me të tjerë aplikantë të interesuar për të kontribuar.
Rama shkruan se kjo nismë mundëson njohjen e qeverisë me të interesuarit dhe eksplorimin me ta të mundësive e formave të bashkëpunimit.
Të interesuarit janë nga fushat më të ndryshme, por vetëm disa prej tyre të do të përzgjidhen nga Rama dhe stafi i tij për të bashkëpunuar gjatë mandatit të tretë.
Postimi i kryeministrit:
#GATIPËRSHQIPËRINË
– Sesioni i Njëzetë

Vijojnë prezantimet e aplikantëve për nismën #GatiPërShqipërinë

Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta

Aplikimet bëhen në platformën e posaçme www.gatipershqiperine.al
Fraksion.com