CDC, rishikim udhëzimesh për mbajtjen e maskës në SHBA
Në Shtetet e Bashkuara, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pritet të njoftojë udhëzimet e rishikuara për mbajtjen e maskave për amerikanët plotësisht të vaksinuar pas rritjes së rasteve me COVID-19.
Zyrtarët i thanë agjencisë Reuters se CDC-ja pritet të rekomandojë që amerikanët plotësisht të vaksinuar të mbajnë maska në ambjentet e brendshme të paktën në disa raste, por detajet nuk janë ende të qarta.
Udhëzimi i ri do të shënonte një kthesë të fortë nga vendimi i agjencisë ne maj sipas së cilit njerëzit e vaksinuar nuk kanë nevojë të mbajnë maska në shumicën e ambjenteve të brendshme.
CDC-ja dhe Shtëpia e Bardhë nuk kanë komentuar ende lidhur me këto udhëzime. CDC ka planifikuan një konferencë për shyp sot pasdite.
Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të mprehtë të numrit të rasteve të reja me COVD-19. Në 48 nga 50 shtetet ka patur një rritje prej 10% ose më shumë të infeksioneve javën e fundit. Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, numri i rasteve të reja gati është katërfishuar në korrik, nga rreth 13,000 raste në ditë në më shumë se 50,000 aktualisht.
Rritja është theksuar veçanërisht në shtetet me norma të ulëta vaksinimi dhe ndërsa varianti Delta i virusit, i zbuluar së pari në Indi, është përhapur në Shtetet e Bashkuara.
Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive amerikane, Dr. Anthony Fauci, tha të dielën Shtetet e Bashkuara “po shkojnë në drejtimin e gabuar”, me rastet e COVID-19.
Duke folur në CNN zoti Fauci tha se, “Pesëdhjetë për qind e vendit nuk është vaksinuar. Kjo është problematike.”
“Ne po e vëmë veten në rrezik,” tha Fauci, këshilltari kryesor për shëndetësinë i Presidentit Joe Biden.
Ai tha se njerëzit e vaksinuar “janë shumë të mbrojtur”, përfshirë edhe nga varianti Delta. Por ritmi i vaksinimeve ka rënë në SHBA me më shumë se 80% që nga mesi i prillit./voa
Fraksion.com