AktualitetTë fundit

Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet urgjent për variantin Delta në Shqipëri

Komiteti Teknik i Ekspertëve tha se sot në orën 13:00 do të zhvillojë një  mbledhje urgjente.

Mbledhjeazhvillohet vetëm një ditë  pas konfirmimit zyrtar për praninë e variantit Delta të COVID në vendin tonë, por nuk dihet ende nëse do të ketë ndryshim të masave anti- COVID.

Prania e variantit Delta në vendin tonë u konfirmua një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, pas përgjigjes që erdhi nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2.

Konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri thirrje një ditë më parë për respektimin e masave anti-COVID që janë në fuqi si dhe që të mos ngurojnë që të vaksinohen.

‘Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit COVID 19, dhe mbi të gjitha VAKSINIM • VAKSINIM • VAKSINIM, si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë!’, tha Manastirliu një ditë më parë.

 

Fraksion.com