Djali i Soros poston foto me Ramën nga Vlora: Shihni Rivierën më të bukur dhe të paprekur të Evropës
Djali i filantropit George Soros, Alexander Soros ka zgjedhur të pushojë në Shqipëri në këtë sezon veror turistik.
Ai gjithashtu ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në bregdetin shqiptar.
Në Instagram, Soros shkruan se ishte mirë të kthehej në bregdetin e bukur shqiptar dhe të takonte mikun e tij të mirë, Edi Ramën.
Ndërkohë për ndjekësit ai ka hedhur disa foto të rivierës shqiptare të cilën e quan si një nga më të bukurat dhe të paprishurat e Europës.
“Ishte fantastike që u ktheva në bregdetin e bukur shqiptar me mikun tim të mirë kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shihni fotot e Rivierës më të bukur dhe të paprekur të Evropës!”, shkruan ai.
Fraksion.com