AktualitetTë fundit

Detaje nga aksioni tek Kadastra e Tiranës: 5 shoqëruar, 2 ‘arrest në burg’, 1 i pezulluar nga detyra

Zbardhen emrat e të arrestuarve në Kadastrën rajonale Tiranë gjatë operacionit të SPAK. Panol Nikolla i cili është shoqëruar është pezulluar nga detyre për korrupsion.

Neritan Balbusha është lënë në arrest burg ushtrim ndikimi. Ndërsa Admir Buri është lënë në arrest me arrest burg.

SPAK deklaron se ky është një operacion që godet funksionarë publikë që shpërdorojnë detyrën dhe kosumojnë elementë të korrupsionit. Dyshimet janë për falsifikim dokumentesh për përfitim pronash duke marrë edhe para.

Hetimi ka disa muaj që ka nisur dhe bëhet fjalë për prona në kryeqytet. Prokurorja që drejton operacionin është Dorina Bejko e emëruar 3 ditë më parë në SPAK. Ndërkohë që operacioni është ende në zhvillim.

Nga aksioni i SPAK  në zyrat e Kadastrës rajonale në Tiranë jane shoqëruar 5 persona, ku 3 janë ndaluar, 1 është lënë i lirë ndërsa 1 tjetër po merret ende në pyetje.

 

Fraksion.com