“Dëgjuam zhurmë dhe…”; 47-vjeçari Elezi, përdorues alkooli në masë, gruaja me probleme mendore, vajza me depresion
Në lidhje me vrasjen e rëndë të ndodhur në Klos mbrëmjen e djeshme, ka folur për mediat edhe kryetari i fshatit Gurrë e Vogël në Burrel Ibrahim Elezi, i cili ka dhënë më shumë detaje për familjen.
Ai thotë se Ylber Lezi ka qëë ka qenë përdorues i rregullt i alkoolit, ndërsa gruaja e tij me probleme të shëndetit mendor. Për vajzën kryeplaku thotë se vajza kishte pak kohë që kishte shfaqur shenja të depresionit.
“Dëgjuam zhurmë dhe dolëm jashtë, dera e tyre ishte e mbyllur, nuk kishim si hynim brenda. Lajmëruam policinë.
Ka qenë përdorues alkooli në masë, bashkëshortja ka qenë me probleme mendore, vajza ka pak ditë që kishte kaluar në depresion. Gjendja ekonomike e vështirë, mblidhen të gjitha ato… Iu kishim lidhur energjinë elektrike, dhe e kishin shkatërruar, merrte ndihmë ekonomike 60 mijë lekë, Ylberi ka qenë i goditur me sende të forta në kokë, me dru ose me tullë. Ka qenë prokurori brenda në banesë, nuk vonoi as gjysmë ore policia për të ardhur”, tha kryeplaku.
Fraksion.com