AktualitetTë fundit

Video: Vrapon nëpër ara për t’i ikur policisë; Ndiqet me dron dhe arrestohet 42-vjeçari në Lezhë, në pranga edhe miku që e fshehu

Vihet në pranga një 42-vjeçar i shpallur në kërkim, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës.

Kapja është bërë nga policia pas disa minutash ndjekje dhe mbajtjeje nën vëzhgim me dron nga shërbimet e Policisë.

Policia ka arrestuar Ervin (Astrit) Kasmi, 42 vjeç, banues në Fushë Milot, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes së pronës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në Fushë Milot, pasi ka penguar punonjësit e Policisë në kryerjen e detyrës duke i kundërshtuar ata dhe ka ndihmuar shtetasin Ervin Kasmi të fshihet në banesën e tij.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com