KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin Ilir Mustafaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të enjtes lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Tiranës, Ilir Mustafaj.
Në njoftimin e KPA thuhet se, trupi gjykues i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Ina Ramën, Ardian Hajdarin dhe Sokol Çomon, pasi shqyrtoi në dhomë këshllimi ankimin e Mustafajt kundër vendimit të Komisionit, me shumicë votash, vendosi ta rrëzojë atë.
“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.58/2019, datë 12.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ilir Mustafaj, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 180, datë 18.07.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 180, datë 18.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ilir Mustafaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e KPA-së.
Gjyqtari Mustafaj u shkarkua nga detyra më 18 korrik 2019 nga trupi gjykues i KPK-së i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Valbona Shanxhaktarin, për mos deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.
Fraksion.com