“Sfida të përbashkëta të sigurisë”; NATO bashkëpunim më të fortë me Republikën e Koresë
Zyrtarët e NATO-s mirëpritën z. Kyung-Hyup Kim, Kryetar i Komitetit të Inteligjencës të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Koresë, në Selinë e NATO-s të enjten (22 korrik 2021) për bisedime mbi sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe partneritetin e NATO-s me Seulin.
Stian Jenssen, Drejtori i Zyrës Private të Sekretarit të Përgjithshëm, hjatë takimit, vlerësoi mbështetjen e gjatë dhe politike të Republikës së Koresë për Afganistanin. Ai vuri në dukje se NATO do të vazhdojë të mbështesë Afganistanin duke siguruar trajnim dhe mbështetje financiare për forcat afgane të sigurisë, një prani të vazhdueshme civile në Kabul dhe fonde për të siguruar funksionimin e vazhdueshëm të aeroportit ndërkombëtar.
Bisedimet adresuan gjithashtu situatën në gadishullin e Koresë, ngritjen e Kinës, si dhe mundësitë për bashkëpunim më të fortë midis NATO-s dhe Republikës së Koresë, duke përfshirë në fushat e mbrojtjes kibernetike dhe kontrollit të armëve.
NATO është e angazhuar për të punuar me partnerët për të ndërtuar dhe ruajtur paqen ndërkombëtare. Si pjesë e agjendës së NATO 2030, udhëheqësit aleatë ranë dakord në Samitin e Brukselit për të forcuar bashkëpunimin global të NATO-s me partnerë të një mendjeje, duke përfshirë në Azi-Paqësor, për të mbrojtur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
Fraksion.com